Shqipëria është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, shkruan Reporteri.net.
Shqipëria ishte finalistja e dytë. Finalistja e parë ishte Norvegjia.
Finalen veç Shqipërisë dhe Norvegjisë, e siguruan edhe Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Shqipëria vazhdon të mbajë rekordin e përfaqësuar me Rona Nishliun në vitin 2012. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë. /Reporteri.net