Shkodran Neza 35 vjeç nga Skivjani i Gjakovës para dy ditësh ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani.


Familja ka njoftuar se sot atij do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të lindjes në Skivjan-Gjakovë.

Sipas policisë deri te aksidenti fatal erdhi pasi një pjesë prej druri kishte goditur xhamin e përparmë të veturës dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e shoferit. Tre pasagjerët e tjerë që ishin në makinë shpëtuan pa lëndime.

Reklamë

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Bavarisë.