Vonesat në pagesa dhe zvarritja e punimeve gjatë ndërtimit të autostradës që synonte të shkurtonte largësinë mes Prishtinës dhe Shkupit, i kushtoi buxhetit të shtetit më të varfër në rajon me miliona euro humbje.
Shteti i Kosovës u detyrua që t’i paguajë kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila po e ndërton autostradën për Shkup, “Arbën Xhaferi”, hiç më pak se 53 milionë euro pagesë shtesë për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave.
Si afat për kthimin e këtij borxhi ishte dhënë qershori i këtij viti, derisa pagesa do të bëhej në disa pjesë.
Por, një pjesë e këtij borxhi veçse është kthyer tashmë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka thënë Gazetës Express se borxhi ndaj “Bechtel&Enkas”, ende nuk është paguar plotësisht. Deklaron se deri tani janë paguar vetëm 25 milionë euro.
Ndërsa, pjesa e fundit e borxhit thotë se do të derdhet në konton e kësaj kompanie deri në qershor të këtij viti.
“Borxhi 53 milionë euro nuk është paguar ende dhe ai do të paguhet në disa pjesë. Deri tani janë paguar 25 milionë euro”, ka thënë Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.