×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ktheheni në punë, s’ka paga – Murati deklarohet për grevën

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 15:08
    Ministri i Financave, Hekuran Murati

    Punonjësit që janë në grevë nuk do të marrin paga, tha ministri i financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media.

    Duke u thirrur në konventat ndërkombëtare dhe ligjet vendore në fuqi, Murati tha se pagat e tyre, po qe se vazhdohet greva, do të duhet të kompenzohen nga sindikatat.

    Kjo, tha ai, është praktikë mbarëbotërore.

    “Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen”.

    “Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”, tha Murati.

    Murati tha se Ligji për Paga është proceduar nga qeveria kosovare, dhe në këtë ligj janë trajtuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e punonjësve të arsimit.

    Përveç kësaj, ai tha se SBAShK-u në pesë vitet e fundit kanë marrë 3 milionë euro. “Ku janë këto mjete”, tha ai.

    “Si qeveri e kemi proceduar ligjin pagave, dhe është në konsumime të ndryshme dhe do të del në konsultime publike”.

    “Në shtator kur të kthehet kuvendit nga pushimet, projektligji do të procedohet në kuvend, në këtë projektligji janë marrë parasysh edhe kërkesat e mësimdhënësve, për ruajtjen e pozitave që janë tepricë teknologjike”.

    “Sektori i arsimit është i prioritet i qeverisë së Kosovës, përkundër plotësimit të kërkesave, nga BSPK dhe SBASHK se do të fillojë grevën”, tha Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!