×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ka festë një politikan, priti 6 muaj për t’u bërë deputet

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 10:17

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të funksionalizohet këto dy ditë me anëtarë të rinj.


    Aq sa mund të jetë lajm i gëzueshëm për partitë politike, është një person që me gjasë e ka pritur me shumë gëzim këtë zhvillim, shkruan Reporteri.net.

    Rafet Rama që nga shtatori i vitit të kaluar është në pritje për t’u ulur në kolltukun e Kuvendit.

    Nezir Çoçaj ka gjashtë muaj që ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Prej asaj kohe, të shtatorit të 2018-s, në pritje për t’u bërë deputet ishte Rafet Rama i PDK-së, por ai nuk kishte mundur të ulet në kolltukun e Kuvendit për shkak të mosfunksionalizimit të KQZ-së i cili duhet ta certifikojë dhe t’ia japë mandatin.

    Për këtë duhet të gëzohen edhe partitë e koalicionit, pasi deri tash kanë pasur një votë më pak në përbërjen e tyre.

    Njëjtë si Rama po presin edhe dhjetëra asamblistë lokalë. Për bllokim të KQZ-së partitë opozitare po e akuzojnë presidentin Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!