Sot mot me diell dhe vranësira

Këtë të shtunë në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat ditën e shtune pritet të shoqërohen me reshje shiu.


“Reshjet të intensitetit mesatar priten në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët”.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thonë nga IHMK.