×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Kosovë 236 të infektuar me COVID-19

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 14:58

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.

    Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.

    Në total numri i rasteve aktive është 1.780.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!