×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 13 vjeçari që vari veten mbrëmë në Ferizaj

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 9:53

    Një fëmijë i moshës 13-vjecare gjatë orëve të para të mbrëmjes të së martës është gjetur i varur pranë një objekti të shtëpisë së tij nga ana e familjarëve në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.


    Me rastin tashmë janë duke u marrë zyrtarë të policisë së Kosovës. Ndërkohë trupit të pa jetë të 13-vjecarit nuk i është bërë obduksioni. Ai i është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

    Gjatë ditës së sotme do të bëhet varrimi i 13-vjecarit nga fshati Sojevë i komunës së Ferizajt i cili në mënyrë tragjike vari vetën mbrëmë pranë shtëpisë së tij.

    Zyrtarë nga policia e Kosovës tashmë janë duke u marrë me rastin. Ata kanë treguar se familjarët e 13-vjecarit e kanë raportuar rastin në Polici.

    “Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se e ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është nga fshati Sojevë i Ferizajt. Trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjes për ceremoninë e varirmit”, ka thënë për Gazetën Express, Basri Shabani, toger në policinë rajonale e Ferizajt.

    Ndëkorhë familja e të ndjerit në polici ka raportuar se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të depresionit apo ndonjë halli tjetër më herët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!