×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja ia konfirmon Vuçiqit: Nuk e njohim Kosovën

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 12:15

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditë së sotme është takuar me ministrin e jashtëm të Spanjës, Josi Borel, takim ky gjatë së cilit ai theksoi vendosmërinë e shtetit të Spanjës për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Reporteri.net


    Për këto deklarata ai u falënderua nga presidenti serb i cili i shprehu mirënjohjen për mosnjohjen e Kosovës si dhe mbështetjen e vashdueshme të interesave të Serbisë nga ana e shtetit të Spanjës.

    Ministri Borel  gjatë këtij takimi  tha se Spanja ishte kundër pavarësisë siç e quajti ai të  njëanshme të Kosovës, sepse siç tha ai shkëputja është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, por që mbështet kërkimin për një zgjidhje kompromisi brenda kuadrit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Gjatë takimit Vuçiq foli edhe për ngrirjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duke shtuar se Prishtina me miratimin e platformës për dialog u ka dhënë fund negociatave për një zgjidhje të mundshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!