Borko Stefanoviç, nënkryetar i Partisë Liri dhe Drejtësi dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Serbisë, vlerësoi se mospërputhja e Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian është e rrezikshme për interesat dhe të ardhmen e Serbisë, duke thënë se pas formimit të qeverisë, ai do të propozojë që në seancën plenare të Kuvendit të diskutohet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raportoi Nova.rs, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme do të shqyrtojmë dokumentin që do ta dorëzoj dhe i cili do të kërkojë që Serbia sa më shpejt të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e BE-së, veçanërisht në lidhje me masat sanksioniese kundër Rusisë për shkak të sulmit ilegal ushtarak dhe agresionin ndaj një vendi sovran dhe konfiskim të territoreve të tij, të gjitha këto janë në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Stefanoviç.

Siç shtoi ai, “sido që të jetë rezultati i votimit, pas debatit në komision do ta propozojë atë dokument në seancën plenare të Kuvendit, gjë që do të ndodhë shumë shpejt pas formimit të qeverisë”.

Reklamë

“Reagimi i palës ruse (për futjen e sanksioneve) sigurisht që nuk do të jetë pozitiv, por vështirë se mund ta imagjinoj që në mënyrë të njëanshme të ndërpresin marrëveshjen e nënshkruar për importin e gazit ose të fillojnë të vendosin çmime astronomike, kur nuk po e bëjnë këtë. ndaj vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj tyre shumë kohë më parë, jam i sigurt se rusët do ta kuptojnë se Serbia dëshiron t’i bashkohet Evropës dhe se kjo është e ardhmja jonë, si dhe se është e drejtë sovrane e çdo vendi”, tha Sefanoviç.

Ai beson, siç tha ai, “se edhe në Moskë e dinë se referenca e tyre ndaj precedentit të Kosovës për konfiskimin e paligjshëm të territorit ukrainas është diçka që ne në Serbi nuk mund ta shohim si një akt miqësor./Reporteri.net/