Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është paraqitur në Gjykatë sot lidhur me akuzën për gazin lotsjellës, shkruan Reporteri.net.

Gjyqtari Sabit Sadikaj deklaroi se Sveçla ka dërguar e-mail në adresë të gjykatës se ndodhet jashtë vendit.

“I ka dërgu gjykatës e-mail se gjendet jashtë vendit”, tha gjyqtari.

Reklamë

Ndërkohë, avokati i Sveçlës, Laur Prenaj, kërkoi konsideratë dhe mirëkuptim nga gjykata për klientin e tij, duke u arsyetuar se është ministër.

“Kërkoj nga gjykata, konsideratë dhe mirëkuptim me faktin se i mbrojturi im mban një detyrë me përgjegjësi të lartë si minstër në detyrë i Punëve të Brendahme e jo çdo herë mund të jetë prezent apo i gatshëm që t’u përgjigjet ftesave nga gjykata”, tha ai.

Në seancë janë paraqitur Sali Zyba dhe Fitore Pacolli./Reporteri.net

Reklamë