×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Selimi që tani po rri me Thaçin, tregon pse ia refuzoi dekoratën

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 22:19

    Gjenerali Sylejman Selimi ka treguar se çfarë raportesh ka me presidentin Hashim Thaçin. nAi ka thënë se raportet e tij me presidentin janë normale, të ngjashme me ato që kanë qenë gjatë luftës.


    “Me të kam raporte të njëjta. Është njeriu më i votuar në Kosovë, populli dhe deputetët e kanë zgjedhur president, andaj unë kam respekt për të. Është çështje personale pse e kam refuzuar dekoratën. Kur jam akuzuar padrejtësisht, pse të marr dekorata. Sërish nuk do ta merrja. Nuk kam asgjë personale me Hashim Thaçin, e as me ndonjë individ tjetër. Kam pasur fat që kam qenë komandant”, ka thënë ai për Dukagjin.

    Ai ndërkaq ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë partie politike.

    “Unë s’jam anëtar i asnjë partie. S’kam kërkuar ndihmë prej presidentit apo kujtdo tjetër për proceset gjyqësore. Ndoshta ka mundur të bëjë diçka”, ka thënë Selimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!