Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar planin legjislativ të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe pa vizion të qartë zhvillimor.

Sipas tij, synimi për trajtimin e rreth 24 ligjeve brenda një tremujori rrezikon të dëmtojë cilësinë e procesit ligjor, në mungesë të konsultimeve dhe vlerësimeve të mirëfillta të ndikimit.

Tahiri ka theksuar se hartimi i ligjeve kërkon kohë, koordinim dhe analizë, duke paralajmëruar se nxitimi në procesin legjislativ nuk garanton zhvillim.

Reklamë

Ai e ka cilësuar planin e Qeverisë si të pamjaftueshëm për të adresuar nevojat zhvillimore të vendit.