×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri thotë se në maj Kosova do ta ketë Ligjin për Qeverinë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:34

    Kosova pritet që shumë shpejt ta ketë edhe Ligjin për Qeverinë. Sipas kryesuesit të Komisionit për hartimin e këtij projektligji, Besnik Tahiri, ky ligj pritet të miratohet në Qeveri deri në fund të muajit maj.


    “Ligji pritet të kaloj shpejt. Brenda dy apo tri javësh do të përmbyllet në konsultimin e brendshëm, do të vendoset në konsultim publik dhe pastaj do të kalojë në Qeveri. Kjo po shpresoj se do të ndodh deri në fund të majit”, ka deklaruar Tahiri.

    Megjithatë, ai nuk dha ndonjë shifër se sa do të mund të ishte numri i ministrive pas miratimit të këtij ligji. Veçse thotë se do të ketë numër më të vogël të ministrive, e sidomos të zëvndësministrave.

    “Ligji për Qeverinë është në fazën përfundimtare. Nesër në orën 10 e kemi takimin e grupit punues ku do të diskutojmë draftin, elementet kyçe të këtij ligji. Ajo që mund të konfirmojë është se Ligji për qeverinë do të sanksionoj numrin e ministrive, pra do të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe në të njëjtën kohë do të përcaktojë shumë saktë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive dhe vetë kryeministrisë”, tha Tahiri për Dukagjini.

    Kujtojmë se qeveria aktuale ka 21 ministri dhe mbi 70 zëvendësministra. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!