×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa në rend dite: Këshilltarët e Merkelit nisin takimin me kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 16:00

    Ka filluar takimi ndërmjet dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.

    Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares  gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, po vizitojnë Kosovën pas vizitës që i bënë zyrtarët amerikanë, ku edhe ata zhvilluan takime me krerët e vendit, shkruan Reporteri.

    Ndryshe duhet përkujtuar se dy zyrtarët gjermanë kanë zhvilluar një takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi, para se të takoheshin me Haradinajn.

    Ndërkohë, zyrtarët shtetëror të Kosovës pritet të dalin me një konferencë për shtyp, që të njoftohet lidhur me ato që u bisedua gjatë takimit.

    Ndryshe, këshilltarët e Merkel pas takimit në Prishtinë, pritet të vazhdojnë për në Beograd për të zhvilluar takime të rangut të njëjtë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!