×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa nuk i ndal, kosovarët konsumojnë “Plazma” me pako

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 11:04

    Plazma ishte bërë simbol i konsumimit të produkteve serbe nga kosovarët, por ajo as pas gati 5 muaj me taksë nuk është lënë pasdore.

    Në një fotografi të siguruar nga Reporteri.net, shihen dhjetëra pako që vijnë çdo ditë në Prizren dhe qytete të tjera.

    Siç mësohet, këto pako janë fotografuar ditën e djeshme, mirëpo sasi e ngjashme e këtij produkti futet çdo ditë në Kosovë.

    Bile, futja e produkteve serbe nuk bëhet vetëm përmes rrugëve legale të cilat tani kanë taksë 100%, mirëpo edhe përmes rrugëve alternative.

    Reporteri publikoi dje një video ekskluzive ku shihej kontrabandimi i mallrave në Karaçevë, zonë kjo në kufi me Serbinë.

    A po dështon taksa? – Reporteri siguron pamje ekskluzive të kontrabandës me mallra serbe

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe si reaksion ndaj fushatave të Serbisë. Kjo taksë po kundërshtohet nga Amerika dhe BE-ja./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!