×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa temë në Berlin: Thaçi thotë se është legjitime, Vuçiq kërkon heqjen e saj

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 16:15

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq kanë shprhur qëndrime të ndryshme sa i përket (mos) heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.


    Thaçi, në një konferencë për media pas takimin me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini në Berlin ka folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

    Ai ka thënë se Kosova do të shtojë reciprocitetin ndaj Serbisë për shkak që sipas tij Serbia po vazhdon me veprime agresive në drejtim të Kosovës.

    “Taksa është e drejtë e ligjshme, është legjitime. Nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, ne vetëm sa do t’i shtojmë masat, dhe do të shkojmë në nivel reciprociteti. Kosova është gati për dialog të pakushtëzuar. Është koha që Serbia ta njoh Kosovën. Sot është dita që Kancelarja Merkel ta bind Vuçiqin ta njoh Kosovën, t’i bind edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur, ta njohin Kosovën”, theksoi ai.

    Për taksën ka folur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka ka kërkuar shfuqizimin e saj, dhe pasi të ndodh kjo ka pohuar se qysh të nesërmen janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun me Kosovën.

    Por ai ka paralajmëruar nëse nuk ndodhë heqja e taksës, dialogu nuk do të vazhdojë, por kjo nuk është në duart e tij.

    Vuçiq ka thënë se nuk është i interesuar të bëjë cirk politik, dhe nuk dëshiron konflikt por ruajtje të stabilitetit dhe paqes dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve.

    Ai ka thënë se nuk ka pritje të mëdha nga ky samit dhe nuk është optimist. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!