×
  • Lajme
  • Lajme

    Të ikurit nga luftërat në vendet arabe ia mësynë Kosovës, këto janë statistikat

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 19:40

    Lufta në Siri, Irak, Palestinë e shtete tjera, la popullatat e këtyre vende pa alternativë qëndrimi në shtëpitë e tyre.


    Shumë prej tyre morën rrugën drejtë Evropës, e të tjerë u ndalën edhe në vendet e Ballkanit.

    Në kërkim të një jete më të mirë, shumë prej tyre po kërkojnë qëndrim edhe në Kosovë.
    Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se nga janari i këtij viti, për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë kanë aplikuar 274 aplikues.

    MPB bën të ditur se më së shumti persona që kanë aplikuar janë nga Siria, gjithësej 115.
    Nga Algjeria kanë ardhur gjithësej 51 kërkexa, ndërkaq që nga Palestina 30 të tilla.

    “Kërkesa ka pasur edhe nga Maroku gjithësej 25, nga Turqia 21 kërkesa, nga Iraku 13 kërkesa, nga Libia 13 kërkesa, nga Pakistani 6 kërkesa dhe nga Sudani është një kërkesë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për lajmi.net.

    Mirëpo jo të gjithë patën fatin të qëndrojnë në Kosovë. Madje një numër shumë i vogël i tyre mbetën brenda territorit të vendit.

    Sipas MPB-së, në Kosovë janë duke qëndruar 31 aplikues, ndërsa të tjerët janë larguar.
    E përveq se në Kosovë erdhën persona nga vatra të luftës, shumë kosovarë shkuan atje.
    Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se mbi 70 kosovarë janë vrarë në Siri e Irak që nga viti 2012. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!