×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mbijetuarit e dhunës së forcave serbe kujtojnë 24 marsin 1999

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 19:17

    Në mesin e shumë shqiptarëve të plagosur natën e 24 marsit të vitit 1999 i shtrirë në spitalin e Prishtinës ishte edhe Nexhmi Azemi.


    Azemi kur kthehet 20 vjet pas, atë mbrëmje e kujton si të kobshme, por thotë se u kthye në natë gëzimi.

    Ai rrëfen tronditjen që e kishin përjetuar kur kishin dëgjuar krismat, të cilat nuk e dinin se nga kush vinin.

    Fatin e Azemit që t’u mbijetojë plagëve, nuk e kishte edhe vëllai i tij, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe, trasnmeton ktv.

    Pas natës së parë të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe kishin nisur ashpërsimin e sulmeve ndaj popullatës civile shqiptare.

    Mëngjesin e 25 marsit, ata vranë 15 persona vetëm në qytetin e Podujevës, ku dy nga ta, vazhdojnë të jenë të zhdukur.

    Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet e NATO-s, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë shqiptarë, derisa rreth 1 mijë e 600 persona ende janë të zhdukur. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!