×
  • Lajme
  • Lajme

    Të zhdukurit e Klinës: Sevdije Rexhepaj e gjeti vetëm trupin e njërit djalë, i kërkon edhe dy të tjerë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 19:29

    Përfundimi i luftës do të sillte një tragjedi të re në familjen Rexhepaj.


    Shpresa se 4 djemtë e saj gjendeshin në Shqipëri, do të shuhej kur nga ta, vetëm njëri do të kthehej i gjallë.

    20 vjet pas luftës, familja Rexhepaj ka arritur t’i gjejë vetëm eshtrat e djalit të tretë.

    Derisa, kalimi i viteve ka shuar shpresën e familjes se ndonjëherë do të gjenden edhe dy djemtë e zhdukur, raporton ktv.

    Të enjten, në një Akademi Përkujtimore të të Zhdukurve të Komunës së Klinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për përpjekjet që qeveria e tij po bën për ta zbardhur fatin e të pagjeturve.

    4 prilli, shënohet si Dita e të Pagjeturve në Komunën e Klinës.

    Vetëm në masakrën e Kralanit në Komunën e Gjakovës, 86 civilë shqiptarë që kishin ikur nga Klina, ishin ekzekutuar nga forcat serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!