×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizioni rus: Trump duhet ta tërheq njohjen e Kosovës nëse do çarmatimin e Rusisë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 8:57

    Ky është një trik i thjesht që Presidentit Trump i duhet ta ndjekë me kusht që ta çarmatosë Rusinë dhe ta ndalë hovin e saj insistues në Ballkan.

    E gjitha çka Trump duhet të bëjë është që ta heq njohjen e SHBA-së për Republikës së Kosovës, e cila sipas qeverisë ruse është rezultat i një okopimi ndërkomëtar që është bërë gati 20 vite më parë, shkruan RT.

    Analistët rus të politikës së jashtme kanë thënë që një gjë e tillë është përgjigja e vetme për paqe mes dy fuqive. Në bazë të këtj artikulli shkruar nga RT shpjegohet se si ka filluar iniciativa për themelimin e Republikës së Kosovës.

    “Teksa ish-Jugusllavia po kryente gjenocid etnik në Kosovë, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton ka filluar një aksion ushtarak i cili u shëndrruan në kampanjë 78 ditore për ta ndaluar atë që ai e quajti “akt për ta ndaluar një shtypje etnike racore””shkruan RT.

    Korrigjimi i këtij gabimi historik, sipas analistëve rusë, do të çarmatoste kritikët e Uashingtonit, të cilët aktualisht theksojnë hipokrizinë amerikane, standardet e dyfishta dhe arsyetimet selektive, sidomos në rastin e Katalonisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!