Kryetari i Bashkësisë Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Tërnava në mesazhin e tij ka përmendur edhe konfliktet dhe luftërat nëpër botë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shtuar se mesazhi i Fitër Bajramit, është paqja, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor.
“Në një kohë kur bota po përballet me konflikte dhe luftëra që po marrin jetë të pafajshme, kjo festë na fton që të lutemi për paqe dhe të angazhohemi për ndërtimin e një bote më të drejtë. Lutemi që Zoti ta udhëzojë njerëzimin, t’u jap fund luftërave, t’i ndalë vuajtjet dhe të sjellë paqe e mirëkuptim në botë”, ka deklaruar Tërnava në urimin e tij.
Ai ka thënë se kjo festë kujton se gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët.
“Kjo është dita kur duhet të jemi më pranë njëri-tjetrit, më të kujdesshëm ndaj të varfërve, jetimëve, të moshuarve dhe të sëmurëve”, ka thënë Tërnava./Reporteri.net