×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Aleanca e Kosovës me NATO-në nuk ishte e rastësishme

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 12:33

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në “Epopenë e UÇK-së” në Dukagjin tha se Aleanca Kosovaro-Përendimore nuk është lidhur rastërisht, por në të ka ndikur aktiviteti i UÇK-së, ai bëri thirrje që të ruhen raportet me vendet mike e sidomos siç i qujati ai raportet speciale me Amerikën.

    “Alenaca Kosovaro-Përendimore nuk është lidhur ratesisht, ajo u arrit me angazhimin e UÇK-së”, tha Thaçi, transmeton Reporteri.net

    Ditën e sotme presidenti Hashim Thaçi, e ka cilësuar ditë e rëndësishme dhe historike për Kosovën dhe kombin shqipëtar.

    “Në këtë ditë që pas fuqizimit të rezistencës në krye me Adem Jasharin dhe bashkëluftarët e tjerë ndodhi edhe ajo që pritej të ndodhte edhe në Gllogjan. Sulmet ishin të pandërprera kundër forcave të Serbisë, epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Madhështia i shtohet kësaj date se po këtë ditë më 24 mars 1999 ndërhynë edhe forcat e NATO-s”, tha presidenti.

    Fjalimin e përfundoi duke ndarë dekorimet “Heroi i Kosovës” për 12 luftëtarë të Dukagjinit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!