×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për ish-senatorin Richard Lugar

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 21:50

     

    Presidenti Hashim Thaçi, i cili sapo ka arritur në Berlin, ka shprehur pikëllimin e tij me vdekjen e ish-senatorit Richard Lugar.


    Thaçi ka thënë se ish-senatori Richard Lugar ka bërë shumë për Kosovën në ditët më të vështira për popullin tonë.

    “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të!”, ka shkruan Thaçi në Facebook.

    Kujtojmë se Lugar ishte një prej zërave më të fuqishëm rreth politikës së jashtme amerikane.

    Bashkë me John McCainin, Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.

    Vdes Richard Lugar, senatori republikan që u ndihmoi kosovarëve për t’u çliruar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!