×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Haradinaj paraqiten të relaksuar: Qeshin e gostisin me Vuçiq e Brnabiq

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 20:58

    Presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë paraqitur të relaksuar pas takimit me të gjithë liderët e Ballkanit.


    Ata shihen teksa qeshin dhe gostisin me krerët serbë, Vuçiq e Brnabiq, shkruan Reporteri.net.

    Aty shihen edhe kancelarja Angela Merkel e presidenti Emmanuel Macron, të cilët po flasin me mysafirët e Ballkanit.

    Ndër të tjerë, edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të Ballkanit shihen në takime joformale.

    Ndryshe, më herët u raportua se kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar në samit njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërkohë që akoma nuk u bë publike çfarë kanë folur krerët e tjerë të shteteve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!