×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Haradinaj thonë që s’kanë informacion për ndonjë draft-marrëveshje nga Berlini

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 13:01

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me disa bashkatdhetarë në Berlin, i janë adresuar medieve vendore.


    Ata kanë thënë se Kosova në Samitin e Berlinit do të paraqitet me qëndrimet e veta.

    Ndërkaq lidhur me pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare e cila u raportua në medie duke u bazuar në një draft nga Samiti i Berlinit, të dy krerët shtetërorë thanë se atyre nuk u është prezantuar diçka e tillë.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova i ka qëndrimet e veta dhe sonte do të jenë në nivel të përgjegjësisë.

    “Nuk ka ndonjë draft ose dokument ose ndonjë marrëveshje as të dakorduar e as të informuar paraprakisht por ajo çka është me rëndësi që e kemi thënë çdo herë, është se Kosova i ka qëndrimet e veta, besoj që edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha ai.

    Ndërkaq presidenti Hashim Thaçi, theksoi se nuk do të ketë dialog pa SHBA-në, derisa përsëriti qëndrimin e tij për bashkimin e Kosovës me Luginën.

    “Nuk ka dialog dhe negociata pa SHBA-në, Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Preshevë Medvegjë , Bujanovc krejt me qenë një Kosovë, krejt mirë ka me u bë”, është shprehur Thaçi.

     

    Ndërsa dyshja janë pyetur nëse kanë koordinuar qëndrimet e tyre për në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj duke qeshur tha se po janë koordinuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!