Thaçi jep lajmin e keq për vizat, nga ajo që thanë Merkel e Macron

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një lajm të keq sa i përkeq heqjes së vizave.


Ai në një konferencë për media pas darkës së liderëve të mbajtur në Berlin ka deklaruar se është një pozicion injorues dhe zhgënjyes, edhe sot, për sa i përket vizave, shkruan Reporteri.net.

“Ky takim nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Kosova ka theksuar shumë qartë që na duhet patjetër vendimi për liberalizimin e vizave sepse Kosova e meriton, i kemi implementuar të gjitha standardet dhe kriteret e nevojshme dhe nëse kjo nuk ndodh në një të afërme do jetë një zhgënjim i madh për qytetarët”, ka deklaruar Thaçi

Ai shtoi se edhe sonte kishte paqartësi për këtë proces dhe kjo është një ndëshkim për Kosovën.

Thaçi ndërkohë ka bërë të ditur se takimi i radhës do mbahet me 1 korrik në Paris.

Kujtojmë se presidenti Thaçi para shkuarjes në Berlin kishte deklaruar se “nga takimi pres konfirmimin nga Merkel dhe Macron se do ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, jo si dhuratë por respektim i kontratës sepse kemi plotësuar kriteret”. /Reporteri.net/.