×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkon që taksa të mos hiqet

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 21:22

    Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, menjëherë pas kthimit nga Samiti i Berlinit.


    Ai ka thënë se ka pasur një pozicion unik në Berlin për taksën.

    Derisa, Haradinaj tha se vetë Thaçi i ka bërë presion në prani të të gjithë të ftuarve në Berlin, Presidenti thotë se ka qenë që taksa të mos hiqet.

    “Pozicioni i Kosovës ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë e duhur dhe duhet të mbetët në fuqi”, është shprehur Thaçi.

    Ai ka përmendur që taksa është ide e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

    “Ai propozim i Hoxhajt për 10 për qind dhe 100 për qind i z. Veseli ka qenë i duhur”, ka thënë Thaçi.

    Ndryshe sot nga Berlini, Kryeministri Haradinaj ka thënë se më shumë i kanë bërë presion kryeministri Edi Rama dhe Presidentin Hashim Thaçi se sa liderët e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!