×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi-Kurteshit: Mu ke lut si zvarranik

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 16:09

    Debati në Komisionin Parlamentar për rastin e Gulenistëve, ku ka qenë i ftuar presidenti Hashim Thaçi, për të dëshmuar se si është bërë deportimi i shtetasve turq nga Kosova, ka eskaluar në fyerje në mes të presidentit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.


    Presidenti Thaçi ka vazhuar të u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit me arsyetimin se eksperti ligjor i angazhuar në këtë Komision Hetimor, nuk është shtetas i Kosovës, dhe mik i deputetit të Vetëvendosjes.

    Më pas debati ka kaluar edhe në fyerje reciproke në mes të Thaçit dhe deputetit Sami Kurteshi.

    Presidenti Thaçi, i ka thënë deputetit Kurteshi, se ai e ka bërë Avokat të Popullit, në kohën kur ky i fundit e ka drejtuar këtë institucion, dhe emërimin e kishte bërë pasi ai i ishte lutur si zvarranik në zyrë.

    Më pas deputeti Kurteshi, i është përgjigjur se ai pikërisht për këtë është prishur me Thaçin, pasi ky i fundit kishte refuzuar që ai të bëhet Avokat i Popullit, dhe se e gjelozon pasi presidenti nuk e ka dhënë asnjë provim në Universitetin e Cyrihut, ndërsa ai personalisht e ka kryer komplet fakultetin atje. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!