×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në mes Berlinit mesazh Merkelit: BE është e dobët, pa SHBA’të nuk ka marrëveshje

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:07

    Presidenti Hashim Thaçi duket se nuk është komod në Samitin e Berlinit, pasi ai është organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Kancelarja Merkel, është faktori kryesor që ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve me Serbinë, po pengohet të jetë opsion i marrëveshjes finale me Serbinë.


    Presidenti Thaçi, sot në Berlin para gazetarëve ka sulmuar BE’në, në këtë rast edhe Gjermaninë e Francën si organizatorë të këtij samiti, duke thënë janë të dobët që të mund të sjellin një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai me këtë rast, ka thënë se pa SHBA’në nuk do të mundet të ketë marrëveshje. Me këtë presidenti kosovar, duket se ka dashur të i dërgojë mesazh Merkelit, dhe liderëve kosovarë që po ndjekin linjën e saj.

    Thaçi për idenë e tij për shkëmbim të territoreve kishte marrë mbështetjen amerikane, por kundërshtimi që erdhi nga kryeministri Haradinaj dhe opozita për këtë ide, kanë bërë që ajo për momentin të nxirret nga agjenda.

    Presidenti është treguar edhe cinik ndaj kancelares Merkel. Ai ka thënë se ka pasur skeptik për dialogun që është bërë në të kaluarën, ndërsa sipas tij, tani Merkel e ka rastin që ta bind Serbinë që ta njohë Kosovën, e gjithashtu t’i bind edhe pesë shtetet anëtare të BE’së që të njohin shtetin e Kosovës.

    Për dallim nga presidenti, kryeministri Haradinaj, por edhe partia më e madhe opozitare, LDK, kanë ndjekur linjën gjermane, e cila kërkon që marrëveshja finale me Serbinë, në asnjë formë të mos bëhet me ndryshim të kufijve, shkaku i rrezikut që ajo mund të shkaktonte në rajon, por edhe më gjerë në Europë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!