×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nga Meja: Ndëshkimi i gjenocidit serb është zero

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:53

    Presidenti Hashim Thaçi, në tubimin e 20-vjetorit të Masakrës së Mejës, deklaroi se Serbia ende nuk është ndëshkuar për gjenocidin në Kosovë.


    “Sot shënojmë ditën e të pagjeturve, kaluan 20 vite dhe pasojat e luftës nga shteti i Serbisë janë të freskëta. Një gjë është e qartë, Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Për fat të keq duhet të themi botërisht as nga drejtësia lokale as ndërkombëtare nuk u ndëshkua. Ndëshkimi i gjenocidit serb është zero. Qytetarët e duan drejtësinë. Fati i të pagjeturve duhet të zbardhet pavarësisht etnisë”, deklaroi Thaçi, transmeton ksp.

    Kreu i shtetit tha se të gjithë kishin shpresuar që në dialogun e Brukselit çështja e të pagjeturve do të ishte pika e parë, por Serbia e ka kushtëzuar këtë proces.

    “Kishin shpresuar qe në dialogun e Brukselit çështja e të pagjeturve do te ishte pika e parë, po Serbia e ka kushtëzuar këtë proces, e Kosova nuk do të pranojë kushtëzime as në takimin e Berlinit. Prezenca e ambasadorit amerikan lehtëson dhembjet për familjet e të pagjeturve”, tha ai.

    Thaçi falënderoi SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës duke shtuar se do të jemi çdo herë mirënjohëse.

    Sot bëhen 20 vjet nga masakra më e madhe në Kosovë, ajo në Mejë.

    Për të nderuar sakrificën e atyre që u vranë, sot u bënë homazhe në varrezat e martirëve në Kompleksin Memorial në Mejë, ndërsa tani po mbahet në tubimi përkujtimor për shënimin Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, i cili po mbahet kompleksin memorial në Mejë, Gjakovë.

    I pranishëm është edhe ambasadori amerikanë në Kosovë, Philip Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!