×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas takimit me Mogherinin: Presim lajme të mira rreth heqjes së vizave

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 15:28

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave pas daljes nga takimi që pati me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.


    Thaçi tha se ky takim ka qenë mjaft i mirë ku edhe diskutuar për angazhimet e Kosovës përballë Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net

    Ai tutje shtoi që Bashkimi Evropian nuk mund ta luaj rolin e tij për shakak se nuk ka unitet mes vete dhe mundësia për përparim është e vogel.

    I pyetur nga gazetarët për takimet me Mogherinin dhe Ambasadorin Amerikan, Thaçi ka thënë që këto takime janë në vazhdën e konsultimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    ”Kas pas skeptik sa i përket dialogut dhe mendoj se sot është dita që Merkel të bindë Vuçiq për njohje të Kosovës, gjithashtu edhe pesë vendet e tjera.Ne kishim takim edhe me zonjën Mogherini dhe ishte takim i mirë gjithashtu takimi me ambasadorin e ShBA-së është në vazhdën e konsultimeve të mija si president dhe delegacionit të Kosovës. Roli i ShBA-së ka qenë , është dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm”, ka thënë Thaçi.

    Ai shtoi tutje se negociata nuk mund të ketë pa ShBA-të, por që Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar dhe asnjë mënyrë me kushtëzime.

    Thaçi tha se presim nga Kancelarja Merkel që ta bind Vuqiçin dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën si shtet si dhe liberalizimin e  vizave.

    ”Presim nga takimi mbështetje përpara, Liberalizim. Kancelarja ta bind Vuqiçin që ta njeh Republikën e Kosovës’’. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!