×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi reagon pas deklaratave të Haradinajt se e vendosi në pozitë të vështirë në Berlin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 20:09

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë krejt diçka tjetër për taksën, nga çfarë ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u shpreh sot se presidenti ka insistuar për heqjen e taksës gjatë Samitit të Berlinit.


    Thaçi ka thënë se taksa duhet të mbetet.

    Në një konferencë për media me të mbërritur në Kosovë të martën, Presidenti i Kosovës shtoi se nëse Serbia vazhdon të ketë të njëjtën qasje ndaj Kosovës, ndëshkimi duhet të rritet.

    “Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet. Theksoj se ai propozim i z.Veseli ka qenë vendim plotësisht i drejtë”, ka thënë Thaçi.

    Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka treguar sot se gjatë Samitit të Berlinit është vënë në pozitë mjaft të rëndë gjatë. Fajtor e ka bërë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

    Ai ka thënë se pala kosovare e as pala shqiptare nuk kanë qenë të dakorduar për një qëndrim. Ka thënë se është vënë në pozitë të vështirë nga Thaçi për shkak të taksës ndaj Serbisë.

    “Edhe dje kam dalë pak keq që edhe unë edhe Edi edhe Hasha ka qenë mirë me e thanë vetëm një fjalë: nuk bën me qit kushte në dialog. I mirë i keq ky është kushti jonë, mos na qitni kushte në dialog dhe dialogu duhet të fillojë”, ka treguar Haradinaj.

    “Kur të thotë presidenti tjetër, kur thotë presidenti jot lësho pe, kjo i bije që vetëm ti je duke këmbëngulur dhe je duke e penguar një proces. Kështu nuk është në rregull një situatë mjaft e rëndë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!