Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke u përshëndetur me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Shihemi në Paris”, ka qenë përshkrimi që Presidenti kosovar ia bëri videos.
Ky postim vjen pas përfundimit të Samitit të Berlinit, që përfundoi mbrëmë. Kurse gjatë ditës së djeshme Presidneti i vendit, Hashim Thaçi pati disa takime si me Mogherinin, ambasadorin Amerikan, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.
“Nuk mund të themi që ky takim ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dhe sonte kishte një paqartësi sa i përket këtij procesi që është një padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovës ne konfirmuan zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky konflikt i ngrirë duhet të tejkalohet dhe se mundësia e vetme është që të ndodh dialogu. Qëndrimi i Kosovës është i qartë, nuk do të ketë dialog të kushtëzuar, dialogu duhet të ndodh në një proces normal”, ka thënë Thaçi mbrëmë pas përfundimit të Samitit.
Thaçi ka bërë të ditur se me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, takimi i radhës do të mbahet në Paris, më 1 korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.