Thaçi uron besimtarët ortodoks për pashkët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.


Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve tanë. Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët”, ka shkruar presidenti në Facebook.