×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:13

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë që do të udhëhiqet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhe ku do të përfaqësohen Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Protokolli i Shtetit të Kosovës.


    Sipas njoftimit për media, Këshilli do të organizojë, koordinojë dhe hartojë planin e aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori.

    Me propozim nga udhëheqja e Këshillit themelohet edhe ekipi për zbatimin e planit të aktiviteteve i cili do të marr detyrat nga Këshilli Organizativ dhe do t’i raportojë këtij këshilli.

    Gjithashtu, me një vendim të miratuar nga Qeveria është themeluar paneli për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen për projektin kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Paneli do të ketë këtë përbërje:

    përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit;

    përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë;

    përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik;

    përfaqësues nga shoqëria civile;

    përfaqësues nga Zyra për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, në cilësinë e vëzhguesit.
    Në njoftim thuhet se ky panel ka për obligim kryerjen e procedurave të intervistimit për rekrutimin e kandidatëve potencial që do të punësohen për projektin kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!