Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë.

Pas kësaj, ata kanë hyrë në oborrin e ministrisë nga ku po kërkojnë dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.

Protesta po organizohet pas rastit të vrasjes makabre të Arlinda Zekajt.

Reklamë

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë të dielën në mbrëmje, në Vitomiricë të Pejës.

Për rastin është arrestuar kunati i saj, i cili dyshohet për kryerjen e vrasjes.

Vetëm tri ditë para se të vritej, Arlinda kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej, përmes një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë.

Një ditë pas vrasjes, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ku ndër të tjera foli edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Reklamë

Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla tha se, fatkeqësisht, Arlinda nuk i ishte drejtuar Qeverisë, duke shtuar se, nëse do ta kishte bërë këtë, ndoshta do të kishte pasur angazhim nga institucionet.