×
  • Lajme
  • Botë

    Tjetër deklaratë shokuese nga Orban, kërkon nga BE t’i heqin sanksionet Rusisë

    Reporteri
    22 Shtator 2022 | 10:36

    Bashkimi Evropian duhet të tërheq sanksionet ndaj Rusisë, kërkoi kryeministri hungarez Viktor Orban, raportoi Reuters, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kritiku i madh hungarez ndaj masave ndëshkuese kundër Rusisë pas pushtimit ushtarak të Ukrainës, këtë deklaratë e bëri brenda dyersh të mbyllura në një takim me partinë e tij Fidesz, tregoi e përditshmja hungareze “Majar Nemzet”.

    Gazeta hungareze e citoi Orbanin të ketë thënë se sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionin, dhe nëse masat sanksionuese ndaj Rusisë tërhiqen, çmimet e gazit do të binin për 50% dhe inflacioni do të merrte trende të uljes.

    “Pa sanksionet, Evropa do të mund të rikthene fuqinë e saj dhe do të mund të parandalonte recesionin që po afrohet”, ka thënë Orban, sipas kësaj gazete, duke shtuar më tej edhe se “më shumë është lënduar Evropa nga sanksionet se Rusia”.

    Gjithashtu, kryeministri hungarez Viktor Orban nga takimi partiak postoi në faqen e tij zyrtare në Facebook se “Sanksionet e Brukselit kanë shtyrë Evorpën në krizë energjetike”.

    Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovaç, ia ka konfirmuar këto deklarata të Orbanit agjencisë Reuters të lajmeve.

    Ministrat e jashtëm evropianë në një takim në New York të mërkuren në margjinat  e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë pajtuar që të vazhdohet me politikat e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe me provizionet për ndihma ndaj Ukrainës, lajmëroi shefi evropian për politik të jashtme dhe të siguri të BE-së, Josep Borell.

    Kryediplomati evropian këtë pajtueshmëri e lajmëroi pak pas adresimit të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili thirri për mobilizim të pjesshëm për luftën në Ukrainë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!