×
  • Lajme
  • Botë

    Top-propagandistët e Kremlinit të tërbuar me gjendjen në Ukrainë: “Jemi në situatë të rëndë”

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 10:33
    Screenshot: Twitter

    Tërheqja e Rusisë nga Limani gjatë fundjavës zgjoi britma të mëdha në mediat shtetërore të cilat rëndom lartësojnë luftën e Putinit në Ukrainë, raportoi Associated Press, përcjell Reporteri.

    Analistët dhe ekspertët rusë kanë shkruar rreth dështimeve në fron për ca kohë në media sociale, veçanërisht pas kundërofansivës ukrainase të muajit të kaluar në zonën e Khersonit.

    Por, tani më kjo situatë është ngjitur edhe në mediat shtetërore dhe gazetat që janë veçse rrjetëzime të pushtetit të Kremlinit.

    “Çfarë ndodhi të shtunën, në Liman, për neve është sfidë e madhe”

    “Çfarë ndodhi të shtunën, në Liman, për neve është sfidë e madhe”, ka thënë Vladimi Solovyov, udhëheqës i një emisioni me shikueshmëri të lartë në Russia 1 TV, njëherit top-propagandist i Kremlinit. “Duhet të marrim veten, të marrin veprime jopopullore por të domosdoshme”, ka thënë ai.

    Historia e tërheqjes së Limanit në tabloidin popullor rus pro-Kremlinit Komsomolskaya Pravda pikturoi pamje të zymtë të ushtrisë ruse. Storja e publikuar të dielën, tha se forcat ruse në Liman po luftonin me mungesën e furnizimeve dhe fuqisë punëtore, koordinimin e dobët dhe gabimet taktike të orkestruara nga zyrtarët ushtarakë.

    “Ka qenë gjithmonë kështu,” citoi historia një ushtar pa emër, i cili ishte pjesë e një grupi që u tërhoq nga Liman në Kreminna, një tjetër qytet i rëndësishëm strategjik i shënjestruar nga ushtria ukrainase. “Në të vërtetë nuk ka asnjë komunikim mes njësive të ndryshme,” tha ai.

    Lideri i Çeçenisë fajësoi gjeneralin rus

    Udhëheqësi i Çeçenisë, një rajon rus në Kaukazin e Veriut, fajësoi një gjeneral për tërheqjen nga Liman. Ramzan Kadyrov tha se paaftësia e gjeneralit “po fshihet nga drejtues të lartë në Shtabin e Përgjithshëm” dhe kërkoi që të merren masa më drastike.

    Korrespondentët rusë të luftës që punojnë për mediat shtetërore shprehën shqetësimin në Telegram për përparimin e forcave ukrainase.

    “Rezulton se Forcat e Armatosura të Ukrainës depërtuan mbrojtjen tonë 30 kilometra në drejtim të Luhansk në dy ditë. Kështu që ata nuk i lejojnë as forcat ruse të pozicionohen pranë Kreminës. Uau,” shkroi korrespondenti i luftës i Rusisë 1, Alexander Sladkov. në kanalin e tij në Telegram.

    Ata ia hedhin fajin NATO-s

    Prezantuesit e emisioneve të njohura në kanalin shtetëror Rusia 1 e përshkruan humbjen e Liman si një “situatë të vështirë” të dielën.

    “Kjo nuk është një lojë, kjo nuk ka qenë një lojë për një kohë të gjatë. Është një ofensivë e mundimshme dhe e qartë nga ushtria e NATO-s,” i tha një ushtar një gazetari të Rusisë 1 në rajonin e Donetsk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!