Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në Malishevë kanë mbetur të vdekur tre persona, babai dhe dy fëmijët.
Nga Prokuroria e Gjakovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në vendngjarje kanë dalë Prokurori i Shtetit dhe ai kujdestar, dhe rasti është inicuuar si “Hetim i vdekjes”.
“Rasti është në fazën fillestare. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit dhe Prokurori kujdestar. Ështe inicuar rast “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit të shtetit trupat do të dërgohen ne IML për obduksion. Prokurori i shtetit bashkë me policinë po ndermarrin të gjitha veprimet”, thanë nga Prokuroria për Reporteri.net.
Nga Policia e Kosovës thanë për Gazetën Online Reporteri.net se viktimat janë fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare (djalë e vajzë), si dhe babai 35-vjeçar.
“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët të moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
/Reporteri.net/
Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët vdesin nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë