Tre kosovarë humbën jetën në aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e viktimave.

Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, 61 vjeç, djali i tij, G.A, 34 vjeç, si dhe L.A, 16 vjeç.

Reklamë

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, teksa vëllezërit tanë po ktheheshin nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet gjermane.