×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri ofertat e Millosheviqit për të parandaluar bombardimet e NATO-s

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 17:30

    Mos nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë nga Serbia, kishte detyruar NATO-n që të fillojë bombardimet ndaj Serbisë, për të ndalë gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.


    Ndërkohë Sllobodan Millosheviq kishte tentuar që në çfarëdo forme të parandalonte sulmet, duke i bërë kështu edhe oferta NATO-së.

    Në një intervistë për tanjug, një nga njerëzit më të afërt të presidentit famëkeq serb, Momir Bullatoviq, ka treguar se çfarë i kishte ofruar Millosheviq si ofertë Perëndimit për të mos e bombarduar Serbinë.

    Sipas tij, Serbia kishte ofruar koncesione në miniera ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë të rreshtuar në aleancën ushtarake perëndimore kishin thënë se kjo ishte ofertë interesante porse, megjithatë, nuk e donin.

    “Oferta e dytë ka qenë, nëse u duhet bazë ushtarake, ne do t’ua japim me një kompensim simbolik, por ata për këtë thanë, jo faleminderit”, ka thënë Bullatoviq.

    Ai ka treguar se Millosheviq kur e kishte parë që nuk po pranojnë asnjë ofertë, kishte provuar që t’i bindte duke iu thënë që Serbia të bëhet anëtare e NATO-së, por edhe një gjë e tillë ishte refuzuar.

    Madje ishin qeshur me oferta të tilla të tij.

    “Krejt në fund, shumë të dëshpëruar, për t’iu shpëtuar bombardimeve, u thamë se është mirë që Serbia të jetë anëtare e NATO-s”, shtoi ai.

    “Ata u qeshën, thanë të jetë interesante edhe kjo, por as kjo nuk bën”, ka treguar Bullatoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!