Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vazhduar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit kanë shkruar parulla në dyert e objektit të Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Poashtu janë hedhur edhe tymuese të kuqe në shkallet e Qeverisë.

Në Prishtinë po protestohet për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Për rastin, i dyshuar është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua mbrëmë.
Tri ditë para se të vritej, ajo i ishte drejtuar me letër Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar mbrojtje dhe duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.