Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përleshjes në Kuvend, ku i përfshirë ishte edhe ai.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se reagimi i tij ishte “kundër Radojçiqit dhe argatëve te tij”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Reagimi im ishte kundër Radoičićit dhe argatëve t tij”, ka shkruar shkurt Lushtaku.

Reklamë

Në pamjet e publikuara, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku,  shihet teksa është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë dhe në atë moment situata eksalon në përleshje masive mes deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë./Reporteri.net/