×
  • Lajme
  • Lajme

    U shfaqën me simbole shqiptare, policia serbe u hyn në shtëpi, kërcënohen me dëbim nga ky fshat i Pançevës

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 13:42

    Serbët i kanë kërcënuar me dëbim nga fshati Dollovë i Pançevës vëllezërit shqiptarë Granit dhe Halit Osmanaj.


    Krejt kjo erdhi pasi ata në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, publikuan disa imazhe ku shfaqeshin duke bërë shqiponjën, simbol i flamurit shqiptar. Në njërën nga fotografitë ata shihen edhe me pushkë në duar, gjë që ka bërë që policia serbe t’u shkojnë në shtëpi dhe t’i shoqërojë për në stacionin policor, transmeton Reporteri.net

    Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Gjykatës së Lartë në Pançevë, policia serbe kontrolloi shtëpitë e vëllezërve shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën të gjenin asnjë armë apo ndonjë objekt tjetër që i inkriminonte me ndonjë vepër penale.

    Mediat serbe raportojnë se hetimet ndaj tyre janë duke u zhvilluar dhe se ata pritet të dënohen për këtë akt.

    Ndryshe banorët serbë të Dollovës, gjatë ditës së djeshme u mblodhën para furrës në pronësi të shqiptarëve duke protestuar për këtë akt provokues, siç e kanë quajtur ata.

    Vëllezërit shqiptarë tash e disa vite jetojnë me familjet e tyre në Dollovë të Pançevës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!