×
  • Lajme
  • Lajme

    Ursula von der Leyen në Kosovë dhe Shqipëri, të enjten

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 11:25
    Presidentja e Komisionit Evorpian, Ursula von der Leyen

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Prishtinë dhe Tiranën, më 27 tetor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Më pas ajo do të vazhdojë edhe për në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Vizitën e saj, Ursula von der Leyen, e kishte njofuar në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Pragë, ku tha se Ballkani Perëndimor është “pjesë integrale e familjes evropiane”.

    Vizita e saj vjen dy javë pas publikimit të raporteve të progresit për vendet e rajonit.

    “Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë për të konfirmuar edhe një herë angazhimin tonë të shtuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, kishte shkruar në Twitter, Charles Michel./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!