×
  • Lajme
  • Lajme / "Kosova tani më e sigurt"

    Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe dronët Bayraktar TB-2

    Reporteri
    16 Korrik 2023 | 11:58

    Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se forcës mbrojtëse të Kosovës, i janë shtuar edhe dronë Bayraktarë TB-2 të blerë nga Turqia.

    Kurti madje thotë se në dy vjet qeverisje, e kanë shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.

    Kreu i Qeverisë ka shkruar në Facebook se tani Kosova është më e sigurt përveçse gjithnjë krenare.

    Njoftimi i plotë:

    Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!