×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Ilaz Kodrës flet për babin që nuk e takoi kurrë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 14:01

    Në sheshin e Drenasit është bërë zbulimi i shtatores së heroit Ilaz Kodra, në 20-vjetorin e rënies se tij.


    Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, qendrore e lokale, ish-luftëtarë të UÇK-së e familjarë të Ilaz Kodrës përkujtuan sot veprën dhe sakrificën e tij për liri.

    Në emër të familjes, vajza e Ilaz Kodrës, falënderoi të pranishmit dhe rrëfeu disa fjali për kujtimin e babait të cilin nuk e takoi asnjëherë.

    “Ata dëshmuan se plumbat mund të ua rrëzojnë trupin por askush nuk mund të bëhet zot i tokës së tyre. Ilaz Kodra u kthye përsëri por në një formë tjetër. Ai u bashkua sot me Fehmiun e Xhevën. Babi tani do të njihet me Kosovën e pasluftës, me lirinë. Për herë të parë njihet edhe me mua. sepse lufta nuk e la të njihej me mua. Populli ynë ka fituar një legjendë, historie sakrifice qe na bënë të kuptojmë çka do të thotë të jesh shqiptar. Tubimi sot është vetëm një shkëndijë e vogël ne flakën e krenarisë në popullin tonë”, tha Krenare Kodra, raporton ksp.

    Për luftën e Ilaz Kodrës ndaj forcave serbe foli kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

    “Para fillimit të luftës frontale Ilazi mori pjesë në beteja duke sulmuar forcat serbe bashkë me luftëtarë. Mori pjesë në beteja të njohura. Ilazi mori pjesë edhe në betejën e Rezallës së Re, ku forcat serbe për dy ditë rreth u kthyen keq dhe shkuan me turp. Ilaz Kodra ishte pjesë e shumë aksioneve nga viti 1992. Brigada 114 shquhej jo vetëm për beteja si brigadë heroike por edhe për mbrojtje të popullatës civile”, tha Lladrovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!