×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Ukshin Hotit ankohet: S’di ç’të bëjë me veten, jam e sëmurë e pa punë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 9:02

    Erleta Hoti, vajza e Ukshin Hotit, ankohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekonomike.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “5 vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën”, ka shkruar vajza e Ukshin Hotit, transmeton Reporteri.net

    Ish-gruaja e këngëtarit Kastro Zizo, me të cilin ka edhe fëmijë, ka thënë që vetëm po iu përkeqësohet gjendja madje ajo ka marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemër.

    “Po e vrrej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj”, tha Hoti në postimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!