×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset 7-vjeçari shqiptar që u vra në Zvicër

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 13:00

    Shtatë vjeçari shiptar që u vra dy ditë më parë në Basel të Zvicrës është përcjellë gjatë ditës së sotme për në banesën e fundit.

    Ai është varrosur në varrezat e Gjilanit mes një numri të madh të familjarëve, miqve e qytetarëve që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, shkruan Reporteri.net

    7 vjeçari  shqiptar gjeti vdekjen dy ditë më parë pasi u ther me thikë nga një grua 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.

    Arsyet e aktit makabër të 75-vjeçares ndaj vogëlushit kosovar ende nuk dihen saktësisht, por nga mediat zvicerane thuhet se e moshuara që ia mori jetën ishte me probleme mendore.

    Reporteri.net iu sjell pamje nga ceremonia e varrimit.

    Vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Këtë sulm e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit.

    Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit tonë në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!